NUK DUHET HUMBUR/ Sonte të gjithë sytë nga qielli, asteroidi i madh do kalojë shumë pranë Tokës

0
419

Një asteroid masiv më i madh se Kulla Eifel po i vjen vërdallë Tokës këtë të Premte, ka paralajmëruar NASA. Shkëmbi potencialisht i rrezikshëm hapësinor është aq i madh sa do të linte një krater mbi 4 km katror dhe shkatërrim masiv nëse do të godiste planetin tonë.

2019 GT3 është pothuajse aq i madh sa një rrokaqiell, me një diametër prej 400 metrave.

“Shkencëtarët e kanë vendosur atë në kategorinë e asteroidëve potencialisht të rrezikshëm (PHA) të përdorur nga astronomët për të përshkruar disa objekte afër Tokës që mund të kenë “afrime të shpejta kërcënuese”, sqaron CNEOS.

Takimi ynë i ngushtë me 2019 GT3 vjen vetëm disa javë pas një thirrjeje tjetër me një asteroid “qytet-vrasës”, 2019 OK, të cilin shkencëtarët e zbuluan vetëm disa orë para se të ‘kalonte’ nga Toka.