Ndeshje e t ensionuar, ‘sh err’ dhe kartonë në Stamboll (VIDEO)

0
785

Të mos harrojmë, përballë është Turqia me histori, me emra të mëdhenj e që luan në fushën e vet. Ama, meqë trajneri pati dje ditëlindjen, nuk ka qerasje më të mirë për shqiptarët sesa të dhurojë një surprizë të bukur. Një rezultat pozitiv. Pse jo, edhe një fitore si dhuratë…

Nuk mungojnë surprizat në formacionin titullar. Trajneri Reja ka ulur në stol Odise Roshin, ndërkohë që ka preferuar nga minuta e parë Veselin dhe Dermakun.

LIVE| TURQI-SHQIPËRI 0-0

KOMENTI LIVE:

25′ Kan Aihan ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Cikalleshit në mesfushë!

21′ Keidi Bare futet bukur brenda zonës, pas një kontakti me mbrojtësin kundërshtar kërkon 11-metërsh, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari, i cili vazhdon lojën.

17′ Rast i rr ezikshëm për Turqinë mes Jilmaz, i cili futet bukur brenda zonës, pason për Çalhanoglu, por ky i fundit vonohet duke sfumuar një mundësi shënimi!

12′ Një tjetër karton i verdhë për Shqipërinë, ndëshkohet edhe kapiteni Memushaj për një ngacmim në mesfushë!

6′ T ension në Stamboll! Bare kapet me mbrojtësin e Juventusit Demiral, pas një faulli në mesfush ndaj shqiptarëve. Të dy futbollistët ndëshkohen me karton të verdhë!

5′ G oditje dënimi për Turqinë! Emre harkon një top të rr ezikshëm në zonë, largojnë në vështirësi mbrojtësit shqiptarë!

4′ Dermaku ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Burak Jilmaz.

3′ Memushaj gabon një top në mesfushë! Turqit nisen në një kundërs ulm dhe provojnë të rr ezikojnë me Tosun, por gjuajtja e s ulmuesit, për fat të mirë shkoi jashtë kuadratit.

1′ Ka startuar ndeshje! Turqit luajnë topin e parë nga qendra!

FORMACIONET ZYRTARE:

TURQIA: Mert Gunok, Zeki Çelik, Kan Aihan, Demiral, Emre Belozoglu, Ozan Tufan, Cenk Tosun, Çalhanoglu, Umut Merash, Mahmut Tekdemir, Burak Jilmaz, . Trajner: Senjol Gynesh.

SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Dermaku, Ismajli, Veseli, Bare, Gjasula, Lenjani, Memushaj, Cikalleshi, Manaj. Trajner: Edi Reja/PANORAMASPORT

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP