‘Na e shpife me ato dhëmbë’, këngëtarja e njohur shqiptare i jep fansit përgjigjen që nuk e priste ndjekësit

0
330

Këngëtarja Olta Boka njihet si një ndër femrat më tërheqëse dhe më të thjeshta të estradës shqiptare, por duket se pikërisht për këtë është kritikuar.

Një ndjekës i ka shkruar në Instagram dhe e ka ofenduar për dhëmbët e ndarë.

“Na i shpife me ato dhëmbët të ndarë. As vetes tënde nuk i bën yzmet”, i shkruan ai, gjë që ka shkaktuar edhe irritimin e Oltës, por sërish ajo i është përgjigjur me shumë rafinesë.

“A mjafton një mesazh i tillë për të të prishur ditën? Nëse e njeh veten mjaftueshëm, nëse e pranon veten siç je dhe mbi të gjitha ke mësuar ta duash veten bashkë me ato imperfeksionet që konsideron ‘Andi’, atëherë jo!

Unë Andi jam shumë e lumtur me veten time dhe madje nuk konsideroj asnjë gjë të shpifur tek dhëmbët e hapur, por më duket e shpifur goja e palarë që nxjerr helm sa herë ka mundësi! Fillo të kuptosh se çfarë është në të vërtetë yzmeti! Këtë të fundit ja bëj vetes si fillim në shpirt pastaj jarebi filloj të mendoj se si ‘t’ja bëj qejfin’ Andit. Unë jam më shumë se dëshira jote për të më projektuar ndryshe!”, është përgjigjur Olta.