E FUNDIT/ Lajmi i rremë i tërmetit, arre stohet përhapësi i tij (Emri)

0
2302

Sapo është arrestuar nga policia personi që përhapi panikun të djelën në lidhje me tërmetin e hamendësuar të orës 23.30.

Ai quhet Median Topçiu, i cili u mjaftua me një shikim të përciptë të Top Medias dhe doli nëpër shkallët e pallatit të tij duke bërtitur se ka për të rënë tërmet në orën 23.30

Median Topçiu banon në Rrugën e Kosovarëve dhe alarmi i tij u shpërnda rrufeshëm në të gjithë Tiranën e Re, ku gjendet dhe redaksia e syri.net, e cila e citoi vetëm tre minuta, por që u shumëfishua prej ripostimit që bëri vetë kryeministri Edi Rama në faqen e tij në tëitter.

Mendohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda të depozitojë një dosje të qepur mirë me fakte e prova për dënimin shembullor të të pandehurit Median Topçiu./27.al