Do të mbeteni pa fjalë, mënyra si drejtoni makinën mund të thotë shumë për ju

0
313

Mbase nuk i ke dhënë rëndësi ndonjëherë, por mënyra se si i mban duart në timonin e makinës mund të thotë shumë për personalitetin tënd. Ti si i mban?

Duart në dy anët e timonit
Ky është pozicioni tipik që na mësojnë kur nisim autoshkollën. Do të thotë se je një person shumë i ndërgjegjshëm dhe i përkushtuar ndaj detyrave edhe pak perfeksionist.

Duart brenda timonit
Do të thotë se je njeri ankthioz. Ke gjithnjë frikë të flasësh. Ai që qëndron pranë teje e ka shumë të vështirë të të qetësojë.

Duart pranë njëra tjetrës
Je njeri që të pëlqen të kesh gjithçka nën kontroll. Kjo vlen si për situatat edhe për njerëzit. E bën për një kauzë të mirë, sepse do paqen rreth teje, por mbase do ishte mirë t’i lije pak hapësirë tjetrit.

Vetëm me dorën e majtë
Nëse drejton makinën vetëm me një dorë, tregon se ke shumë besim tek vetja dhe një lloj shpërfillje ndaj rrezikut. Je nga ata që nuk tërhiqen pas nëse të duhet të merresh me ndonjë sport ekstrem.

Duart poshtë timonit
Edhe ky pozicion tregon një lloj sigurie, por të justifikuar. Në fakt je njeri me shumë ekuilibër dhe mençuri. Je një lider, sepse nuk imponon vullnetin tënd por e bën të pranohet me arësye.

Vetëm me dorën e djathtë
Je njeri që ke gjithnjë idetë e qarta dhe vështirë se mund të diskutohet vendimi yt nga dikush. Nuk kërkon kurrë mendimin e të tjerëvem reagon dhe kaq. Nuk je gjithnjë i bindur se ke të drejtë, mendon vetëm që mund të gabosh shumë mirë vetëm!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP