Bëri sh err të madh me Ardit Gjebrean dhe braktisi spektaklin në mes, Eneda Tarifa merr vendimin që i su rprizoi të gjithë pas 11 vitesh

0
117

Hera e fundit kur këngëtarja Eneda Tarifa performoi në festivalin e “Këngës Magjike”, ishte viti 2008, pra 11 vite më parë.
Ajo mori pjesë me këngën “Zëri im” dhe pas një konfrontimi me Ardit Gjebrean, vendosi të largohej.

Asokohe, Eneda u shpreh se sistemi i votimit penalizoi dy artistë të kalonin në finale dhe kur u pyet nga Gjebrea të tregonte emrat e artistëve që ajo po mendonte, këngëtarja vendosi të tërhiqej nga gara.

Mirëpo, kjo i ka ngelur të shkuarës, pasi Eneda do të rikthehet sërish pas 11 vitesh në “Këngën Magjike”.

Ajo do të marrë pjesë si një nga artistët “Big” këtë vit, ndërsa ende nuk është zbuluar kënga me të cilën do të konkurrojë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP